Friday, September 22, 2017

Kenget e Arilena Ara



                                                              AEROPLAN


Arilena Ara pasi u shpall fituese ne X FACTOR ALBANIA 2,erdhi me kengen e saj te pare AEROPLAN - i cili kushtoi 30 mije euro. Përvec kesaj,video e kenges ‘Aeroplan’ eshte klipi i pare shqiptar qe eshte realizuar në formatin 3D. Aeroplan ne youtube ka 2.6 milion views.







                                 BUSINESS CLASS

Kenga e saj e 2 eshte BUSINESS CLASS, klipi ka disa skena te ndryshme me plot class.Per grimin dhe floket eshte kujdesur Lili Ismaili ndersa per veshjet Stela Laknori. Kenga ne youtube ka 649,456 views.







                                              VEGIM


Kenga - balada  VEGIM i eshte dedikuar babit te saj te ndjere qe vdiq disa muaj para se Arilena te fillonte ne X FACTOR ALBANIA 2. Videoklipi i kenges eshte bardh dhe zi. Kenga - balada ne youtube ka 750,221 views








\

                                       TOKE RROKE

Nje kenge tjeter ritmike eshte Toke Rroke , nje kenge me shume ngjyra dhe shume ritmike. Kjo kenge ne youtube ka 1,389,788 views.









                                   NENTORI

Nje kenge tjeter qe performoi ajo ne Kenga Magjike pati shume sukses dhe qe ndegjohej jashte kufijve te Shqiperise , kjo kenge ka nje REMIX . Nentori ne youtube ka 11,983,180 views , REMIX ne youtube ka 24 milion views . Kjo kenge ka edhe disa cover .








                                     NALLANE 3
Nallane 3 eshte nje bashkpunim me Flori Mumajesin dhe DJ Vicky . Kjo kenge pati shume sukses duke qene nje kenge e preferuar verore . Nallane 3 ne youtube ka 10,268,235 views.









                                             I'M SORRY


Kenga NENTORI eshte bere edhe ne verzionin anglisht I'M SORRY . Videoklipi eshte bere ne Durres , ka skena teper te bukura dhe vazhdon te ndegjohet ne gjithe boten . I'M SORRY ne youtube ka 8,402,276 views

                                         




Arilena Ara - Biografia


Arilena Ara

Vendlindja: Shkodër  
Jeton dhe vepron në  
Mosha: 19 Vjeç
Ditëlindja: 17 Korrik 1998

Shenja e Horoskopit: Gaforrja

Këndon kryesisht: Pop

Arilena Ara është një këngëtare shumë e njohur. Arilena Ara është sensacioni më i ri i muzikës moderne shqiptare. Ky moment i shkëlqyer në karrierën e saj, përgënjeshtron thëniet se të gjithë këngëtarët e dalë nga një "Talent Show", janë të destinuar që shumë shpejt të mbesin në hije.

Arilena Ara ka marrë pjesë në shumë festivale për fëmijë në Shkodër. Tirana e lidhi Arilenën me TV Klan ku si fillim u prezantua në "Gjeniu i Vogel" dhe më pas ajo vendosi të konkurronte në X Factor Albania. Kjo ishte dëshira e babait të saj, i cili u nda nga jeta pak muaj para se Arilena të prezantohej në X Factor 2. Arilena fitoi kompeticionin duke i dedikuar fitoren babait të saj. Ajo fitoi dhe një kontratë menaxhimi nga organizatorët e spektaklit X Factor. Duke parë moshën e saj (atëherë vetëm 15 vjeç), menaxhimi i saj vendosi që mos të nxitohej me karrierën e Arilenës.

Një vit pas fitores në X Factor, Arilena kthehet në skenën e të njëjtit spektakël, në finalen e X Factor 3 për të promovuar këngën e saj të parë me titullin "Aeroplan". Shumë njerëz pyesnin se ku perfundoi Arliena pas mbarimit të "X-Factor", çfarë po bën menaxhimi i ri për të dhe kur do vi në skene. "Se unë vi si Aeroplan", ishte përgjigja që Arilena i dha opinionit në një moment delikat të karrierës së saj dhe kënga u kthye në një tërmet që dominoi në radiot dhe televizionet muzikore. "Aeroplan" mbeti për 6 javë në 3 vendet e para të renditjes TOP 100 në teksteshqip.com.

Arilena pohon se ka ndryshuar pas sukseseve të arritura në muzikë. Dikur ishte një konkurrente që afrohej e ndrojtur në kompeticionet muzikore, ndersa tani ka kaluar në një stat tjetër. Tani që është në botën e artit si protagoniste, mendon dhe kujdeset për emrin e saj, kujdeset për veshjet dhe ka ndryshuar mënyra e saj e të menduarit