Friday, September 22, 2017

Arilena Ara - Biografia


Arilena Ara

Vendlindja: Shkodër  
Jeton dhe vepron në  
Mosha: 19 Vjeç
Ditëlindja: 17 Korrik 1998

Shenja e Horoskopit: Gaforrja

Këndon kryesisht: Pop

Arilena Ara është një këngëtare shumë e njohur. Arilena Ara është sensacioni më i ri i muzikës moderne shqiptare. Ky moment i shkëlqyer në karrierën e saj, përgënjeshtron thëniet se të gjithë këngëtarët e dalë nga një "Talent Show", janë të destinuar që shumë shpejt të mbesin në hije.

Arilena Ara ka marrë pjesë në shumë festivale për fëmijë në Shkodër. Tirana e lidhi Arilenën me TV Klan ku si fillim u prezantua në "Gjeniu i Vogel" dhe më pas ajo vendosi të konkurronte në X Factor Albania. Kjo ishte dëshira e babait të saj, i cili u nda nga jeta pak muaj para se Arilena të prezantohej në X Factor 2. Arilena fitoi kompeticionin duke i dedikuar fitoren babait të saj. Ajo fitoi dhe një kontratë menaxhimi nga organizatorët e spektaklit X Factor. Duke parë moshën e saj (atëherë vetëm 15 vjeç), menaxhimi i saj vendosi që mos të nxitohej me karrierën e Arilenës.

Një vit pas fitores në X Factor, Arilena kthehet në skenën e të njëjtit spektakël, në finalen e X Factor 3 për të promovuar këngën e saj të parë me titullin "Aeroplan". Shumë njerëz pyesnin se ku perfundoi Arliena pas mbarimit të "X-Factor", çfarë po bën menaxhimi i ri për të dhe kur do vi në skene. "Se unë vi si Aeroplan", ishte përgjigja që Arilena i dha opinionit në një moment delikat të karrierës së saj dhe kënga u kthye në një tërmet që dominoi në radiot dhe televizionet muzikore. "Aeroplan" mbeti për 6 javë në 3 vendet e para të renditjes TOP 100 në teksteshqip.com.

Arilena pohon se ka ndryshuar pas sukseseve të arritura në muzikë. Dikur ishte një konkurrente që afrohej e ndrojtur në kompeticionet muzikore, ndersa tani ka kaluar në një stat tjetër. Tani që është në botën e artit si protagoniste, mendon dhe kujdeset për emrin e saj, kujdeset për veshjet dhe ka ndryshuar mënyra e saj e të menduarit

No comments:

Post a Comment